Italia në garë me kohën për të shpëtuar jetë, 247 viktima

25/08/2016 00:00

Mijëra persona janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit gjatë natës pas serisë së tërmeteve të mërkurën në Italinë qendrore.

Shumë njerëz besohet se ndodhen akoma nën rrënoja, ndërsa më tepër se 4300 persona po përdorin makineri apo edhe duart e tyre për të hequr rrënojat me shpresën për të gjetur akoma njerëz të gjallë.

Numri i viktimave sipas zyrtarëve të vendit fqinj është 247.

“Shumë prej viktimave janë fëmijë”, ka deklaruar Ministri italian i Shëndetësisë dhe frika është se bilanci i viktimave do të vijojë të rritet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel