Basha: Dhimbje dhe solidaritet me popullin italian

24/08/2016 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate lidhur me tërmetet që goditën sot Italinë e që kanë shkaktuar disa dhjetëra të vdekur.

“Dhimbje dhe solidaritet me popullin italian dhe qeverinë italiane në këto momente të veshtira që la pas tërmeti i fuqishëm në orët e para të mengjesit të sotëm”, ka thënë Basha.

Ai është shprehur se, ndodhet pranë familjeve të bashkëqytetarëve tanë në vendin fqinj dhe iu uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

“Ngushëllime familjeve të viktimave. Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit dhe familjet e viktimave”, ka thënë Basha.

Top Channel