Ndalet kamikazi fëmijë në Irak

22/08/2016 00:00

Pamje dramatike vijnë nga Iraku ku policia ndaloi një kamikaz 12 apo 13 vjeçar pak çaste para se të hidhej në erë.

Djaloshi i ri i cili kishte veshur një bluzë të Barcelonës me emrin e Lionnel Messit në shpinë, shpërtheu në lot pasi u kap nga policia në qytetin Kirkuk.

Arrestimi i tij bëhet vetëm një ditë pasi një tjetër fëmijë kamikaz hodhi veten në erë në një dasmë në Turqi duke vrarë 51 persona.

Analistët thonë se po bëhet gjithnjë e më e qartë se Shteti islamik po përopdr fëmijët si kamikazë, pasi zor se dikush dyshon tek ata dhe mund të hyjnë kudo.

Pamjet e ndalimit të kamikazit u publikuan nga mediat kurde të Kirkukut, një qytet me shumicë kurde dhe që shpesh ka qenë në objektiv të Shteti Islamik.

Në pamje shfaqen policët që kanë ndaluar djalin e vogël dhe që i heqin rripin eksploziv nga trupi. më pas, ai largohet me një mjet të policisë.

Mediat lokale raportojnë se kamikazi adoleshent kishte si synim që të hidhte veten në erë në një xhami shiite të qytetit. Pak orë para se ai të arrestohej, dy kamikazë të tjerë hodhën veten në Kirkuk, por pa shkaktuar viktima.

Top Channel