Era Istrefi imazh i firmës së njohur britanike

22/08/2016 00:00

Përveçse ka tërhequr vëmendjen me muzikën e saj, së fundmi Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen e stilistëve të firmës së njohur britanike “KTZ”.

Këngëtarja e hitit të njohur “Bonbon” ka bërë një postim në rrjetin social Instagram përmes së cilit ka treguar se po xhironte një set të ri fotografik si pjesë e projektit firmës së njohur në mbarë botën.

Pavarësisht se 22-vjeçarja nuk ka zbuluar detaje të mëtejshme rreth këtij projekti me “KTZ”, një gjë është e sigurt, Era Istrefi duket e mrekullueshme me veshjet e kësaj firme.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel