Nderohet Lou Pearlman krijuesi i “Backstreet Boys”

22/08/2016 00:00

Figura nga mbarë bota kanë nderuar Lou Pearlman, krijuesin e grupeve të famshme amerikane me djem si “Backstreet Boys” apo “N Sync”, i cili ndërroi jetë në qelinë e burgut.

62-vjeçari po vuante dënimin me 25 vjet, për një mashtrim prej 300 milionë dollarësh.

Në vitin 1993, ai krijoi grupin “Backstreet Boy” në Florida, duke bashkuar 5 djem që nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin, por që më vonë u kthyen në një nga grupet më të dashura, të cilët kanë shitur mbi 130 milionë albume.

Pas suksesit të parë, Pearlman guxoi sërish. Në vitin 1995, ai formoi grupin “N sync”.

Nga ky grup doli një nga këngëtarët që ka bërë histori pas viteve 90, pikërisht Justin Timberlake.

Top Channel