Dhuna ndaj policisë, të tjera raste në Korçë e Shkodër

22/08/2016 00:00

Një tjetër rast i kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë është regjistruar në qytetin Korçës.

Efektivët e këtij qyteti kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 24-vjeçarin Sajmir Lloshi, i cili ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës, ku Lloshi ndodhej i shoqëruar.

Për momentin nuk bëhen të ditura motivet e kësaj ngjarjeje dhe as ato të shoqërimit të 24-vjeçarit, ndaj të cilit janë ngritur akuzat e “kundërshtimit të punonjësit të policisë” dhe “goditjes për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, në rrethana të ngjashme është arrestuar sërish ditën e sotme një 22-vjecar në Shkodë,r pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë.

Policia lokale bën të ditur se është në pranga ka rënë shtetasi Klevis Baja, pasi në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit verior ka kundërshtuar për shkak të detyrës forcat e rendit.

Ndaj 22-vjeçarit Baja është ngritur akuza e “kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel