Miliarderi shpenzon pak; Trump fushatë më të varfër se Clinton

21/08/2016 00:00

Të gjithë e cilësojnë si “miliarderi”, por në fakt fushata presidenciale e Donald Trump mbetet shumë mbrapa krahasuar me shpenzimet e kandidates demokrate Hillary Clinton.

Edhe pse i ka dyfishuar shpenzimet muajin e kaluar, shifrat tregojnë se Donald Trump në muajin korrik shpenzoi 18.5 milion dollarë, ndërsa ish-sekretarja amerikane e shtetit $ 38 milion.

Shpenzimet më të mëdha miliarderi i ka bërë për kapelet elektorale që mbajnë stampuar emrin e tij dhe moton e fushatës. Mbi  420,000 dollarë janë vetëm për kapelet, ndërsa reklamat televizive për të krijuar impakt më të madh te votuesit, ai i ka filluar këtë muaj.

Ndërkaq një hetim i prestigjozes New York Times, i shkon përtej. Investigimi i saj thotë se bizneset e miliarderit janë 650 milionë dollarë në borxhe.
Ndoshta kjo justifikon edhe faktin se perse shpenzimet për fushatën e tij janë tepër të ulëta krahasuar edhe me ato të Barack Obamës kur kandidonte për President apo  Mitt Romney në vitin 2012.

Ndërsa nga donacionet e bëra nga mbështetësit, fushata Trump ka përfituar  $ 37milionë dollare, ndërsa Hillary Clinton ka marrë 52 milion $. Kjo e fundit vijon të jetë para me pike ndaj republikanit ne sondazhet kombëtare.

Por ndryshe nga ish sekretarja e shtetit, Trump ka ditur te tërheqë pranë votuesit afro-amerikane. Dua që partia jonë të jetë një shtëpi për ta – tha miliarderi Trump.

Top Channel