Kim i kthehet bikinit (Fotot)

19/08/2016 00:00

Është munduar shumë për t’u rikthyer në formë pas lindjes së fëmijës së saj të dytë dhe Kim Kardashian duket se ia ka arritur qëllimit.

35-vjeçarja ishte e mrekullueshme në një ditë të kaluar me vajzën 3-vjeçare North dhe djalin 8-muajsh Saint. Ata shijuan plazhin e Punta Mitës, në Meksikë.

Kimi ka thënë se i duhet edhe pak rënie në peshë, përpara se të arrijë aty ku duhet. Gjithashtu, ajo ka premtuar se kur ta bëjë këtë gjë, do të postojë një tjetër foto nudo nëpër rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel