Usain Bolt si kërcimtar (VIDEO)

18/08/2016 00:00

Të gjithë e dinë që Usain Bolt di të lëvizë, e madje të lëvizë mirë. Pavarësisht suksesit të fundit në Lojërat Olimpike të Rios apo dorëheqjes së tij nga atletika në horizont, tashmë Bolt shfaqet për fansat dhe publikun krejt ndryshe, si personazh kryesor i një videoje muzikore, ku shfaq aftësitë e tij si kërcimtar.

Një producent në Londër, në bashkëpunim me këngëtarët Arch Birds, ka publikuar tashmë videon e këngës “Be the fastest”, në të cilën shfaqet edhe Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, përkrahë Vanessa Haynes.

Kënga në fjalë është inspiruar pikërisht nga Bolt dhe filmimet janë realizuar në Xhamajkë.

Top Channel