UFC, luftë me shishe uji në konferencën për shtyp

18/08/2016 00:00

Një sherr i jashtëzakonshëm në prezantimin e ndeshjes McGregor-Diaz, e vlefshme për artet marciale mikse në UFC. Conor McGregor u paraqit vonë në konferencën për shtyp të prezantimit të ndeshjes dhe Nate Diaz nuk e duroi dot këtë, duke u larguar nga konferenca. Këtu plasi sherri.

Nate Diaz dhe stafi i tij, ndërkohë që po iknin, nisën të shanin në distancë. Pasi shau, Diaz lëshoi edhe një shishe uji në drejtim të irlandezit.

Ky u fundit u përgjigj duke i hedhur të gjitha shishet që kishte pranë.

Dana White, president i UFC-së, kërkoi ndjesë dhe e përfundoi konferencën.

Ndeshja mes Conor McGregor dhe Nate Diaz do të zhvillohet të shtunën.

Top Channel