Policia i përgjigjet PD-së: Nuk ka asnjë vendim dënimi për Nelin

16/08/2016 00:00

Policia i është përgjigjur deklaratës së Partisë Demokratike se në Policinë e Korçës është emëruar një oficer i dënuar, duke thënë se nuk ka marrë asnjë vendim dënimi për të nga gjykata.

“Sqarojmë se, Komisar Nardi Neli është emëruar në detyrën Shef Sektori në Sektorin Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Korçë, datë 05.12.2012 dhe në muajin Prill të vitit 2013 është emëruar Shef Seksioni Kundër Trafiqeve po në këtë Sektor. Policia e Korçës, me të marrë djeni se ndaj këtij oficeri Prokuroria kishte nisur procedim penal ka bërë menjëherë pezullimin e tij nga detyra. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Shtetit i ka kërkuar me shkresë disa herë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë që të sjellin vendimin e dënimit dhe deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, lexohet në komunikatë.

Top Channel