“Arrest me burg” shqiptarit të kërkuar nga Maqedonia

16/08/2016 00:00

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shqiptarin nga Maqedonia, Imerli Avmeti.

46-vjeçari u arrestua 3 ditë më parë nga efektivë të Drejtorisë së Antiterrorit në Tiranë në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga prokuroria maqedonase.

Kjo e fundit e akuzon Avmetin për pjesëmarrje në formacione paraushtarake të huaja. Sipas të dhënave në urdhërarrestin ndërkombëtar, Imerli Avmeti ka marrë pjesë në luftimet në Siri, ndërsa akuzohet edhe për rekrutim të personave në Maqedoni me qëllim për t’i dërguar në frontet e luftës.

Edhe pse Avmeti i ka mohuar akzuat e ngritura nga prokuroria maqedonase, Gjykata e Tiranës e la në arrest me burg deri në përfundimin e procedurave për ekstradimin e tij drejt Maqedonisë.

Top Channel