Nostalgji për “Verën e Paqes dhe Dashurisë”

15/08/2016 00:00

Kur Michael Lang, John P. Roberts, Joel Rosenman dhe Artie Kornfeld menduan që të organizonin për tri ditë me radhë një festival të muzikës rrok në vitin 1969, as që e mendonin që ky festival do të revolucionarizonte këtë rrymë dhe do të mbetej në historinë e muzikës.

Dhe njëri prej aktorëve kryesorë që do të ndihmonte në përjetësimin e këtij festivali, të pagëzuar me emrin “3 ditë të paqes dhe dashurisë”, që në fakt u bënë katër për shkak të kërkesës së fansave, ishte edhe fotografi Baron Wolman.

Wolman ka publikuar serinë e shkrepjeve mahnitëse nga ato ditë të vrullshme muzikore, me lumenj admiruesish të muzikës që u mblodhën në fermën 240 hektarëshe të Max Yasgur, në Nju Jork.

Ai kujton me nostalgji që të katër ditët dhe gjërat që pasuan pas tyre, por thotë se ëndrra e Ëoodstock është tradhtuar.

“Më kujtohet kur ndodhesha në skenë dhe përballë kisha një det me njerëz. Nuk kisha parë kurrë aq shumë njerëz në të njëjtin vend. Ishin 400 mijë vetë dhe prapë nuk pati asnjë incident, asnjë sherr, asnjë rast dhune dhe të gjithë ndihmonin njëri-tjetrin me rroba, ushqime, pije. Jemi shumë larg ëndrrës së Woodstock, që ishte paqja, muzika dhe dashuri. E kemi predikuar kaq fort këtë, por në fund natyra njerëzore erdhi dhe ndërhyu, shkatërroi gjithçka”, thotë Wolman.

Festivali i Woodstock nisi më 15 gusht të 1969 dhe zgjati deri më 18 gusht dhe tërhoqi aq shumë vëmendjen saqë Rolling Stones do të deklaronin më vonë se revolucionarizoi historinë e Rock N’ Roll.

FOTO GALERI
1/19
47 vite nga Festivali Woodstock

Top Channel