Bruksel, alarme për bombë në aeroportin Zevantem

10/08/2016 00:00

Dy alarme për bombë kanë vënë në lëvizje autoritetet përgjegjëse për sigurinë në aeroportin Zevantem të Brukselit pasditen e kësaj të mërkure.

Rreth orës 19:30, transmetuesi belg VRT raportoi se alarmet për praninë e eksplozivëve kishin të bënin për dy avionë që do të uleshin në aeroportin e kryeqytetit.

I njëjti burim saktësoi se prokurorët federalë i kishin marrë sinjalizimet seriozisht dhe se kishin nisur verifikimet e kërcënimeve.

Por pas kontakteve të vendosura mes autoriteteve në tokë dhe atyre në bord dhe kontrolleve të kryera, alarmet kanë rezultuar të rreme dhe avionët janë ulur pa problem në pistë.

Top Channel