Kosovë, AAK e Nisma kthehen në Kuvend

08/08/2016 00:00

Daut Haradinaj është kthyer në krye të Komisionit për Punët e Brendshme dhe Sigurinë, pas një kohe të gjatë, për shkak se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte vendosur të bojkotonte punët e Parlamentit të Kosovës.

Në mbledhjen e kësaj të hëne të këtij komisioni ka raportuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, rreth situatës së sigurisë në Kosovë, të cilën e ka konsideruar si të qetë dhe të qëndrueshme.

Haradinaj ka thënë se e kishin bojkotuar punën për të respektuar vendimin e udhëheqësve partiakë, por tashmë, bashkë me kolegun nga “Nisma për Kosovën”, Zafir Berishën, kanë vendosur të rikthehen.

“Ne e kemi bojkotuar përkohësisht punën e Komisionit, kemi respektuar vendimin e krerëve partiakë. Sot, bashkë me Zafir Berishën kemi vendosur t’i kthehemi punës së komisionit, duke pasur parasysh gjendjen e sigurisë në vend, pasi sot raportoi drejtori i policisë”.

Top Channel