“Rio 2016”, rekord i ri Olimpik në not

07/08/2016 00:00

Amerikania Katie Ledecky arriti të thyejë rekordin olimpik në garën e 400 metrave stil i lirë për femra.

Në baterinë numër 4 ku merrte pjesë në këtë garë kualifikuese sportistja amerikane, që kishte fituar medaljen e artë në Londër në 800 metra, arriti të ndalë kronometrin në kohën e 3 minutë 58 sekonda e 71 të qindtat duke vendosur një rekord të ri olimpik, ndërsa vetëm për pak nuk arriti dhe rekordin botëror që mbahej po nga vetë ajo me kohën e 3 minuta 58 sekonda e 37 të qindtat dhe që e kishte vendosur në 21 gusht të vitit 2014 në Lojërat Pan Amerikane.

Një rekord olimpik i arritur nga Ledecky që e konfirmon atë si pretendenten kryesore për fitimin e medaljes së artë në këtë disiplinë, ku nuk pritet të ketë rivalë ashtu si dhe në garat e tjera të thellësisë në not, ku rezistenca dhe shpejtësia e 19 vjeçares në pishinë nuk ka rivalë.

Top Channel