Kosova debuton në Olimpiadë, SHBA-të rrëmbejnë të artën e parë

06/08/2016 00:00

Dita e parë e Olimpiadës së Rios shënoi njëkohësisht dhe debutimin e të parës atlete kosovare në një Olimpiadë, me Urata Ramën që konkuroi në garën e 10 metra pushkë me ajër.

Ajo u rendit e 48-ta nga 51 pjesëmarrës me rezultatin e 402.3 pikë në total, teksa më e saktë u tregua në qitjen e saj të tretë ku kapi rezultatin 101.3.

Në këtë kategori u dha njëkohësisht dhe medalja e parë e artë e këtyre lojërave me amerikanen Virgia Trasher që arriti të renditet e para pavarësisht se në garën kualifikuese ishte pozicionuar e 6-ta.

Qitësja amerikane mundi në një garë shumë të fortë dy kinezet, Du Li, që mori medalje argjendi dhe Yi Siling që mori medaljen e brozntë.

Në finale, amerikania arriti të fitojë me vetëm 1 pikë diferencë mbi kinezen Du Li duke marrë 208 pikë në total kundrejt 207 të kundërshtares së saj, ndërsa Yi Siling ishte shumë e shkëputur me 185.4 pikë.

Top Channel