Tërhiqte zvarrë qenin me makinë, policia shoqëron drejtuesin

04/08/2016 00:00

Policia e Durrësit shoqëroi shtetasin Kujtim Bajrami, i cili u filmua duke tërhequr zvarrë me pjesën e pasme të mjetit një qen.

42-vjeçari, banues në Xhafzotaj të Shijakut, shihet duke tërhequr qenin me mjetin e tij Ford me targa DR 7980 D.

Policia falënderoi mediat dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla flagrante dhe garantoi se do të reagojë pa hezitim për vënien para ligjit të çdo shkelësi.

Top Channel