Merkato, Mustafi shumë pranë Arsenalit

31/07/2016 00:00

Me martesën e arkivuar shpejt për shkak të përgatitjeve për sezonin e ri, Shkodran Mustafi po përgatitet të bëjë një tjetër hap gjigant në karrierën e tij. Futbollisti nga Gostivari, që mbron ngjyrat e kombëtares gjermane, është prej javësh në radarin e Arsenalit, por vetëm në ditët e fundit janë intensifikuar tratativat.

Dëmtimi i Per Mertesacker, që do ta lërë mbrojtësin për disa muaj larg fushave të blerta, i ka hequr disa opsione në prapavijë trajnerit Ëenger. Aktualisht, Arsenali mund të llogarisë shërbimet e Koscielny, Paulista, Chambers dhe Holding, por dy prej tyre iu mungon eksperienca, ndërsa braziliani nuk garanton formacionin.

Pikërisht për këtë arsye, formacioni londinez trokiti në dyert e Valencias me një çek prej 25 milionë eurosh për Shkodran Mustafin.

Mbrojtësi i “Panzerave” ka një klauzolë prishjeje të kontratës në vlerën e 50 milionë eurove, por “topçinjtë” besojnë se mund ta finalizojnë goditjen e 4-t të verës me gjysmën e kësaj shume. 24-vjeçari nga Gostivari e di shumë mirë klasin e Premier League, pasi ka luajtur për dy vite e gjysmë me Evertonin.

Ishte pikërisht kalimi te Sampdoria, që e vendosi në radarët e kombëtares Mustafin, i cili koleksionon deri më tani 12 përfaqësime me Gjermaninë.

Top Channel