Tim Kaine pranon nominimin: Hillary është gati!

28/07/2016 00:00

Konvendta e demokratëve vijon punimet me ditën e dytë, ndërsa Tim Kaine pranoi kandidimin si Zv.President. Në një fjalim, ai deklaroi se Hillary Clinton është gati për të udhëhequr amerikanët.

“Hillary është gati. Ao është gati të luftojë, ajo është gati që të fitojë. Dhe ajo është gati që të udhëheq”, deklaroi Kaine, ndërkohë që nuk harroi të sulmonte rivalin e ish-Sekretares, Donald Trump.

Kaine deklaroi se amerikanët nuk duhet të besojnë Donald Trumpin për asnjë fjalë.

“E dini se kujt nuk i besoj? Donald Trumpit! Donald Trump është një njeri që premton shumë, por ju mund ta keni venë re se për çdo premtim që bën ai thotë ‘Besomëni mua’”, deklaroi Kaine, që këmbëngul se vetëm atij nuk i besohet.

Ai madje iu drejtua të pranishme duke i pyetur nëse ka ndonjë njeri që i beson kanidatit republikan dhe salla shpërtheu duke bërtitur “Jo, jo”.

Top Channel