Fjalët që nuk duhen përdorur në një debat në çift

27/07/2016 00:00

Në një marrëdhënie me partnerin apo partneren, debatet janë të pashmangshme dhe shpesh situatat mund të përshkallëzohen e nga goja të dalin fjalë të pakendshme që nuk ndihmojnë aspak.

Për të shmangur këto situata, psikologu dhe psikoterapisti i njohur i çifteve,Jeffrey Bernstein jep një këshillë, që sipas tij funksionon, të paktën në pjesën më të madhe të rasteve.

Ai ka publikuar në revistën “Psychology Today” një përmbledhje të punës së tij disavjeçare dhe ajo çfarë thotë se u këshillon çifteve që trokasin për ndihmë në derën e tij është e thjeshtë: në një argument duhet të shmangen me domosdo fjalët “TI DUHET…”.

“Në një debat, kjo fjalë krijon energji negative dhe me kalimin e kohës, nëse përdoret shpesh gjatë argumenteve, bëhet toksike për një raport”, thotë ai.

Bernstein këshillon që në vend të fjalëve “TI DUHET…” të përdoret “DO TË MË PËLQENTE SIKUR TI….”

Top Channel