Tigri vret gruan (Kujdes, pamje të rënda!)

24/07/2016 00:00

Kamerat e sigurisë së parkut më të madh natyror të Kinës, “Badaling Wildlife World”, të ndodhur rreth 60 km larg Pekinit kanë regjistruar momentin kur tigrat sulmojnë dy gra që kishin zbritur nga makina, duke vrarë njërën prej tyre.

Pavarësisht mesazheve të përsëritura vazhdimisht me altoparlantë të cilat i paralajmërojnë turistët të qëndrojnë brenda automjeteve të tyre, njëra nga gratë hap derën e makinës me të cilën po udhëtonte e zbret nga vetura, duket pas një grindjeje me mashkullin në timon.

Pikërisht në kohën kur shkon në anën tjetër të mjetit, një tigër hidhet mbi të dhe e tërheq zvarrë. Burri del me vrap e pas tij edhe një grua tjetër më e moshuar që përpiqet të ndihmojë të parën.

Por edhe ajo sulmohet nga një tigër siberian dhe vdes në vend, ndërsa gruaja që u bë shkak për ngjarjen është shtruar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Top Channel