Michelle këndon “Single ladies”

20/07/2016 00:00

Edhe Zonja e Parë Michelle Obama është pushtuar nga e ashtuquajtura karaoke-mania. Bashkëshortja e Presidentit amerikan shpalosi një talent të fshehur kur këndoi himnin e forcës së femrës, “Single ladies” ndërsa merrte pjesë në programin “Late Late Shoë” të James Corden.

Formati “Carpool karaoke”, parashikon që Corden të drejtojë automjetin në shoqërinë e një personaliteti të njohur, ndërsa bisedojnë e këndojnë nën sfondin e muzikës së kasetofonit.

Praktika është kthyer në modë mes personazhe të njohura. Udhëtimi me makinë, që zhvillohet në Uashington, nisi pasi Corden ndaloi përpara Shtëpisë së Bardhë, për të marrë të ftuarën e tij.

Mes notave të këngës së famshme të Beyonce, Michelle tha se kjo ishte hera e parë në 7 vjet e gjysmë që ulej në sediljën e përparme të një automjeti dhe dëgjon muzikë.

Top Channel