Shkodër, aksident me pasojë vdekjen. Një trevjeçar në gjendje të rëndë

19/07/2016 00:00

Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e së martës në Shkodër. Një person humbi jetën, ndërsa djali i tij trevjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Murriqan. Një automjet tip “Volkswagen”, që drejtohej nga Emirjan Qehaja, 27 vjeç, përplasi një motoçikletë që drejtohej nga Agron Shtogu, 35 vjeç, banues në Shkodër, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Në motoçikletë udhëtonte edhe bashkëshortja e viktimës dhe fëmija i tyre trevjeçar. Fëmija ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa e ëma jashtë rrezikut. Drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia.

Top Channel