Masakra e Nicës, hetimet çojnë në Bari. Ndalohet ndërmjetësi i dy shqiptarëve

19/07/2016 00:00

Hetimet e autoriteteve franceze mbi ngjarjen në Nicë mbërrijnë në duart e shërbimeve sekrete italiane.

Ministri i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano bëri të ditur se, palës italiane i janë kërkuar shqyrtime mbi një shtetas tunizian që ka jetuar në Puglia, në jug të Italisë.

Bëhet fjalë për njërin prej të arrestuarve, që dyshohet se ka zgjeruar rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve edhe në Itali. Madje, sipas disa medieve, dyshohet se ai ka futur në rrjetin e atentatorit të Nicës edhe dy shtetasit shqiptarë, të arrestuar në Francë.

Aktualisht po hetohet nëse aktiviteti i tij kishte nisur që në periudhën kur banonte në Puglia.

Ndërkohë, autoritetet franceze konfirmuan se janë 6 viktimat italiane të masakrës së Nicës, përfshirë një italo-amerikan. Pikërisht për ta foli edhe kryeministri Matteo Renzi, i cili përveç ngushëllimeve ndaj të afërmve, theksoi edhe njëherë se duhet të jemi të bashkuar kundër terrorizmit.

Top Channel