Grushti i shtetit në Turqi, paqartësi për rrëfimin e gjeneralit

18/07/2016 00:00

Tensioni i lartë në Turqi nuk po lehtësohet aspak nga raportet kontradiktore për një ish-komandata të Forcave Ajrore që ka rrëfyer se planifikoi grushtin e shtetit të javës së shkuar.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu” raporton se gjenerali Akin Ozturk tha para hetuesve se kishte vepruar me qëllimin për të kryer një grusht shteti. Në fotot e publikuara po nga agjencia “Anadolu”, ai shfaqet me disa plagë në trup.

Por, dy televizione private sjellin një tjetër qëndrim të Ozturk, i cili sipas televizionit “NTV” ka mohuar çdo përgjegjësi dhe se nuk ka asnjë ide kush ka organizuar grushtin e shtetit. Mediat turke raportojnë se ai është një prej 70 gjeneralëve dhe admiralëve që ishin arrestuar.

Si reagim i autoriteteve turke ndaj komplotit, më shumë se 8000 oficerë policie u pezulluan dhe u detyruan që të dorëzojnë armë. Si pjesë e spastrimit, rreth 6 000 anëtarë të gjyqësorit dhe ushtrisë janë arrestuar apo ka mandate për arrestimin e tyre. Për më tepër, mbi 3 milion nëpunësve civilë i është ndaluar që të largohen nga vendi, pasi qeveria druhet se komplotuesit e mundshëm në radhët e tyre mund të përpiqen t’ia mbathin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel