Kursimet drejt fondeve të investimit

18/07/2016 00:00

Rënia e interesa të depozitave bankare po drejton qytetarët që kursimet e tyre t’i përdorin për produktete të tjera financiare, siç janë fondet e investimeve.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportoi në Komsionin e Ekonomise se për 2015 fondet e investimeve u rritën 5,1 përqind me një vlerë prej rreth 67 miliardë lekësh.

“Kjo tregon interesin që kanë investitorët vendas për produkte të reja kursimi apo investimi. Një situatë e tillë favorizohet edhe nga mjedisi me norma të ulta interesi që zbatojnë bankat”, tha Enkeleda Shehu, kryetare e AMF.

Në 2015 në Shqipëri operonin dy fonde investimesh, njëri në euro dhe tjetri në lekë, në pronësi të njërës prej bankave më të mëdha në vend, ndërkohë, këtë vit është hapur edhe një fond i ri nga një bankë tjetër.

Tregu dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 69.55 përqind të aseteve të fondeve. Numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit për 2015 është 32,149 dhe përbëhet gati 100 përqind nga investitorët individualë.

Top Channel