Shkodër, kanosën me armë dy shtetas; një i arrestuar, një në kërkim

18/07/2016 00:00

Kanosja me armë zjarri, gjatë një konflikti për motive të dobëta gjatë mbrëmjes së të dielës, ka çuar në arrestimin e një shtetasi nga Policia e Shkodrës dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Të dy këta akuzohen për veprat penale “prodhim dhe mabjtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, si dhe “kanosje”.

Në prangat e policisë ka përfunduar Marjan Guri, 25 vjeç nga fshati Shosh i Shkodrës, ndërsa në kërkim është shpallur 19-vjeçari B.M., banues në Prekal të Shkodrës. Të dy këta kanë kanosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme shtetasit M.M. dhe M.M., njëri 23 vjeç dhe tjetri 21 vjeç, të dy banues në Prekal.

Në vendin e ngjarjes, forcat blu kanë sekuestruar 8 gëzhoja model 56, ndërsa materialet për hetime të mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës.

Top Channel