Gol spektakolar nga 51-vjeçari Gheorghe Hagi (Video)

13/07/2016 00:00

Gheorghe Hagi ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të globit në kohën kur luante me Real Madridin, Barcelonën dhe Galatasaray-n, por edhe tani që është në moshën 51-vjeçare rumuni tregon se ka ende një klas të lartë.

Aktualisht Hagi është president dhe trajner njëkohësisht te ekipi rumun, FC Viitorul Constanta dhe gjatë një seance stërvitore me këtë ekip, ai ka realizuar një perlë të vërtetë.

51-vjeçari ishte i pozicionuar në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa merr një krosim dhe pa rënë topi në tokë koordinohet në mënyrë perfekte, duke lëshuar një goditje që nuk i la asnjë shans portierit.

Top Channel