Aksident në aksin Levan-Vlorë, furgoni përplaset me veturën

11/07/2016 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Levan-Vlorë gjatë kësaj të hëne, sikurse na raportohet nga një kalimtar i rastit në rubrikën “Ti Raporton”.

Sikurse shihet edhe në foto, në të janë përfshirë një furgon mallrash dhe një autoveturë. Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe dalja e mjetit nga kontrolli, duke pasur parasysh edhe kthesat e shumta në këtë aks rrugor.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që patrullat e qarkullimit rrugor, me të mbërritur në vendngjarje kanë shoqëruar drejtuesit e dy mjeteve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel