8 korriku ka shënuar datën e hyrjes së Beratit në UNESCO, por edhe pas tetë vitesh, ende nuk janë plotësuar kushtet e vendosura në qytetin-muze.

Specialistë të trashëgimisë kulturore, drejtues institucionesh vendore të artit e kulturës kanë kërkuar më shumë bashkëpunim mes institucioneve dhe qytetarëve me qëllim ruajtjen, konservimin dhe ekspozimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. 

Eugen Kallfani, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Berat, tha: “Progres-raporti ka qenë pozitiv dy vitet e fundit, por kjo nuk do të thotë absolutisht që nuk ka probleme. Ka ende shumë për të bërë. Progres ka në ndalimin e ndërtimeve të paligjshme dhe po merren hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve të tjera”.
 
Nënkryetarja e Bashkisë së Beratit u shpreh se hartimi i planit rregullues dhe ndalimi i ndërtimeve në zonën historike, janë sfidat që ka bashkia përsa i përket çështjes së ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Detyrat” që UNESCO ka lënë si ndërtimet pa leje, pajisjet me hidrante në zonat muzeale, depozitat, antenat etj., vijojnë të mbeten të pazgjidhura edhe pas tetë vitesh.

Top Channel