Chris Brown mbërrin në Tiranë nën masa të rrepta sigurie

08/07/2016 00:00

Pak ditë më parë bëri të ditur në profilin e tij të “Instagram”-it se do të mbajë një koncert në Shqipëri, ndërsa këtë të premte këngëtari i famshëm amerikan, Chris Brown, ka mbërritur në Tiranë.

Që në momentin e parë që ka zbritur në aeroportin e Rinasit kanë rënë në sy masat e rrepta të sigurisë, ndërsa më pas ai është nisur drejt Tiranës, ku mësohet se është akomoduar në hotel “Plaza”.

Mësohet se reperi i famshëm do të interpretojë në qytetin e Durrësit.

Top Channel