Pasojat e Brexit; Hebrenjtë në Britani, duan pasaportën gjermane

06/07/2016 00:00

Më parë ata nuk e kishin menduar se do të vinte kjo dite, por tani brezat pasardhës të refugjatëve hebrenj të cilët ikën drejt Britanisë së Madhe për të shpëtuar nga persekutimi nazist, tani kërkojnë shtetësinë gjermane pas vendimit të Brexit.

Turbullira politike dhe ekonomike të cilën ka sjellë dalja e Britanisë ka çuar në një rritje te numrit të britanikëve të cilët kërkojnë të bëhen shtetas të vendeve të tjera të BE.

Pasaporta më e kërkuar e momentit është ajo irlandeze, por nuk mungojnë aplikimet për nënshtetësi të ndryshme në vendet anëtare të bllokut.

Kombësia gjermane  mund të merret nga dikush që ka të paktën një prind me shtetësi gjermane.

Ambasada gjermane në Londër është një nga përfaqësitë e huaja të cilat po marrin një numër në rritje të kërkesave për informacion mbi shtetësinë e pasardhësve te refugjatëve që jetojnë në Britani, duke përfshirë hebrenjtë, familjet e të cilëve u ikën nazistëve.

Arsyet kryesore përse ata po kërkojnë largimin , janë pasiguria ekonomike dhe shqetësimi për shpërthimin e ksenofobisë që ka shoqëruar Brexit.

Popullsia çifute e Mbretërisë së Bashkuar ka votuar me shumicë dërrmuese, refuzimin e daljes nga BE. Ndërkohë edhe  1.2 milion britanikë që jetojnë në Evropë, janë në tentativë  për të marrë pasaporta nga shtetet  ku banojnë.

Belgjika, e cila është aktualisht në shtëpi për 24.000 britanike, kryesisht të atyre që punojnë në institucionet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Bruksel është përballur me një rritje të shpejtë të aplikimeve për pasaportë vendase.

Top Channel