Jo vetëm politikë, qeveria dhe ambasadorët zbresin në fushë

06/07/2016 00:00

Stadiumi “Selman Stërmasi” mblodhi disa ambasadorë të selive të ndryshme në Tiranë në një formacion që përballë kishte politikanë shqiptarë me synimin për të nxjerrë të paktën mes tyre, një fitues pa qenë nevoja e votimit.

Në njërën anë parakaluan selitë e Mbretërisë Holandeze, Gjermanisë, Austrisë dhe Bashkimit Europian duke i rikujtuar tifozëve të pranishëm se jemi ende në muajin magjik të futbollit kontinental.

Ndërkohë ekipi shqiptar ja kishte lënë timon drejtuese ministres së inovacionit, Milena Haritos e cila kishte nën urdhrat e saj, nga financat, tek transportet deri tek ministri i brendshëm e kryetari i bashkisë.

Pas 60 minutave lojë, në fund miqësorja e arriti qëllimin e saj, gjithçka u mbyll në paqe në një barazim 3-3.

Top Channel