Tropojë, polici plagos kushëririn pas një zënke

05/07/2016 00:00

Një polic në Tropojë ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij për motive të dobëta.

Zef Pepkolaj, punonjës i Policisë së Komisariatit Tropojë, ka plagosur në këmbë Sokol  Pepkolajn, 54 vjeç. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se konfikliti ka nisur për motive të dobëta.

Autori është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel