Përmendorja e Car Llazarit, Gjuriç së bashku me ministrat e Qeverisë së Kosovës

28/06/2016 00:00

Vetëm pak kohë përpara se të zbulohej përmendorja e Car Llazarit në Mitrovicën Veriore, drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, është afruar deri tek ura e Ibrit, në të ashtuquajturin “Parku i paqes”, ku ndahet pjesa veriore me atë jugore të qytetit.

Gjuriç është shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç, si dhe ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariç.

Përmendorja e Car Llazarit është zbuluar në sheshin “Shumadia”, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Top Channel