“Brexit”, ja ironia në rrjete sociale

24/06/2016 00:00

Britania e Madhe votoi për t’u shkëputur nga Bashkimi Europian, në referendumin historik që u mbajt të enjten. 52% e zgjedhësve kërkuan largimin nga Unioni të cilit ju bashkuan 43 vite më parë, ndërsa 48% ishin pro qëndrimit.

Disa orë pas rezultateve, në “Twitter” apo “Facebook” ka filluar ironia me britanikët. Të shumta ishin fotomontazhet që donin të vinin në qendër injorancën e britanikëve, të cilët nuk e kanë idenë çfarë kanë bërë.

Ndërsa të tjera, kishin edhe ekzagjerimet e mediave për pasojat e largimit të Britanisë nga BE. Nuk mund të mungonte ironia edhe për paundin britanik i cili ra nën 1,33 dollarë duke mbërritur vlerën më të ulët prej 30 vjetësh.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel