Vlorë, asgjësohen 10 mijë rrënjë kanabis sativa

24/06/2016 00:00

Rreth 10 mijë rrënjë bimë narkotike kanabis janë asgjësuar këtë të premte në qarkun e Vlorës.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se bimët janë lokalizuar në fshatin Ramicë dhe janë asgjësuar përmes zjarrit.

Sipas burimeve, blutë e qytetit bregdetar kanë bërë të mundur identifikimin e kultivuesve, të cilët janë shpallur në kërkim. Ata janë shtetasit:

1-  D. P., 66 vjeç,
2-  P. P., 57 vjeç,
3-  V. P., 68 vjeç,
4-  P. C., 52 vjeç, me banim në fshtin Ramicë – Vlorë.

Top Channel