Tiranë, aksident me pasojë vdekjen në Sauk

23/06/2016 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në zonën e Saukut, në Tiranë.

Burime policore bëjnë të ditur se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Personi që ka humbur jetën nuk është identifikuar ende, ndërkohë që automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.

Top Channel