“Tani jam gati për foton!”

19/06/2016 00:00

Të lësh aparatin fotografik vetëm 100 metra larg një tufe luanësh, nuk është gjëja më e zgjuar për t’u bërë. Por, një fotograf e ka bërë dhe e ka pësuar.

Thomas Selig po i bënte disa foto të mrekullueshme felinëve, kur papritur, luanesha e madhe e “hëngri” aparatin  që ka vlerën e 1300 stërlinave.

Në Parkun Kombëtar Maasai Mara të Kenias, turisti fatkeq e kishte vendosur aparatin e tij Canon DSLR në një trikëmbësh dhe po bënte fotografi me anë të një telekomande, kur luanesha e pikasi aparatin dhe u afrua të “hetonte”.

Fotografi e mori sërish aparatin e tij pasi luanesha u largua, por ai ishte shkatërruar.

Mend për herë tjetër…

FOTO GALERI
1/7

Top Channel