Suedia e Ibrahimoviç, rekord negativ: Asnjë gjuajtje në 180 minuta lojë

19/06/2016 00:00

Suedia është skuadra me sulmin më të dobët deri më tani në Europianin e Francës, edhe pse ka në përbërje një futbollist si Zlatan Ibrahimoviç. E besueshme apo jo, skuadra nordike ka vendosur një rekord negativ në përfundim të dy ndeshjeve të para në grupe: asnjë gjuajtje në portë në 180 minuta.

Në ndeshjen me Irlandën, Suedia barazoi 1-1, por kjo falë dhuratës së irlandezoveriorëve që shënuan në portën e tyre. Pritej shumë nga Ibrahimoviç në këtë Europian, pasi është i fundit në karrierën e tij. Por 35-vjeçari nuk i realizoi pritshmëritë.

Shifrat e Ibrahimoviç me përfaqësuesen suedeze kanë shumë lidhje me ato që ai ka regjistruar me Paris St Germain. Me klubin parizien, ai ka një bilanc prej 38 golash në 31 ndeshje, një rekord personal për të.

Me Suedinë gjërat janë ndryshe, pasi me nordikët ai ka zhvilluar 115 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 62 gola. Në këtë Europian nuk bëri asnjë gjuajtje në portë dhe, nëse mungon ai, atëherë për Suedinë bëhet e vështirë që të bëjë diçka pozitive.

Gjithsesi, Ibrahimoviç e ka edhe një mundësi të fundit për të fshirë këtë imazh që po jep nga Franca, ndeshjen me Belgjikën që do të vendosë gjithçka për nordikët.

Top Channel