I pafat apo i dështuar, Cristianon sërish e duan

19/06/2016 00:00

Cristiano Ronaldo nuk mundi dot t’i jepte fitoren Portugalisë në ndeshjen me Austrinë, edhe pse mundësitë i pati, mes të cilave më i arti ishte 11-metërshi i akorduar, të cilin ai nuk mundi ta shndërronte në gol.

Megjithatë, kjo pak ndikoi tek ata që e kanë idhull sulmuesin 31-vjeçar të Realit të Madridit.

Këtë e konfirmoi një prej tifozëve të pranishëm në stadiumin ku u zhvillua kjo sfidë, i cili iu shpëtoi punonjësve të sigurisë për të zbritur në fushë dhe për të bërë një “selfie” me Cristiano Ronaldon.

Kapiteni i Portugalisë ndaloi dhe ia plotësoi dëshirën tifozit, i cili më pas u largua nga fusha i shoqëruar nga punonjësit e sigurisë.

Top Channel