Brexit, Gjermania “kërcënon” Britaninë

17/06/2016 00:00

E ndërsa mbetet më pak se një javë nga zhvillimi i referendumit që do të përcaktojë edhe fatin e britanikëve nëse do të qëndrojnë apo jo në BE, Organizata e Tregtisë gjermane “Jungen Unternehmer” ka ndërmarrë edhe një iniciativë për të bindur britanikët që të qëndrojnë në BE.

Organizata nisi atë që quhet  ‘Bratwurst kundër Brexit’ duke u bërë thirrje votuesve britanikë që të votojnë në favor të qëndrimit në BE.

Bratwurst është një lloj sallami i prodhuar në Gjermani e që preferohet shumë nga britanikët dhe Organizata e Tregtisë Gjermane kërcënon se nëse Britania do të dalë nga BE, atëherë ajo do të ndalojë eksportet për në Britani.

E përditshmja britanike “Express” ka ironizuar këtë vendim duke i vënë edhe titullin “Gjermania nxjerr armët për të mbajtur Britaninë në BE”.

Top Channel