Berisha: Ndikoi eksperienca, por s’dorëzohemi

15/06/2016 00:00

Poritieri Etrit Berisha u shfaq dukshëm i zhgënjyer pas humbjes në fund kundër Francës në “Velodrome”. Gardiani kuqezi mendon se për mënyrën se si luajti kombëtarja, disfata nuk ishte e merituar.

“Me siguri që rezultati është zhgënjyes, si në ndeshjen e parë, ashtu edhe në të dytën. Duhet të ishim të përqendruar. Por, në këto raste ndikon edhe eksperienca e ekipit dhe lojtarëve dhe kjo na ndëshkoi. Të gjithë lojtarët që hynë në fushë dhanë maksimumin, por episodin e golit të parë mund të kishim evituar, pasi i gjithë ekipi ishte në mbrojtje. Tashmë kjo ndodhi dhe nuk mund të kthehemi më pas. Nuk do të dorëzohemi. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur, për të kapur vendin si e treta më e mirë dhe për ta fituar ndeshjen e fundit”, u shpreh Berisha.

Top Channel