Ekstradohet nga Athina një i dënuar me 23 vite burg për vrasje

15/06/2016 00:00

Një 42 vjeçar i dënuar me 23 vite burg për vrasje është ekstraduar ditën e sotme nga Athina.

Enkelejd BANAJ, 42 vjeç, lindur në Ballsh-Mallakastër është ekstraduar nga Interpol Tirana. Ky shtetas ishte dënuar në vitin 2000 me 23 vite heqje lirie pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale të “Vrasje me dashje”, “Kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76,22 dhe 279, i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën/Greqi, në datën 10.02.2016, shtetasi Enkelejd BANAJ, është arrestuar në territorin grek, me qëllime ekstradimi drejt vendit tonë.

Top Channel