Tropojë, dy vëllezër në kërkim për vrasjen e 26-vjeçarit

15/06/2016 00:00

Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim dy vëllezër si autorë të vrasjes së një 26-vjeçari në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Cërmicë një natë më parë.

Shtetasit Henrik dhe Fitim Niklekaj, 22 dhe 24 vjeç dyshohen si autorë të vrasjes së Ardit Mrishajt dhe plagosjes së shtetasit me inicialet F.Q.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës në një lokal në fshatin Cërnicë, ku Ardit Mrishaj dhe personi i plagosur ndodheshin në të njëjtin ambient me tre vëllezërit Henrik, Fitim dhe Kastriot Niklekaj.

Policia ka shoqëruar për llogari të hetimeve Kastriot Niklekajn, ndërkohë që bën me dije se nga të dhënat e deritanishme dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta.

Top Channel