ISIS merr përgjegjegjësinë e sulmeve në Damask

11/06/2016 00:00

ISIS mori përgjegjësinë e sulmit të dyfishtë në Damask ku të paktën 20 persona humbën jetën dhe dhjetra mbetën të plagosur.

Sulmet ndodhën në afërsi të një tempulli të shenjtë shiit, në periferi të kryeqytetit sirian. Zona Sajida Zeinab, rreth 10 kilometra në jug nga qendra e Damaskut, ka qenë shënjestër e një serie sulmesh. 

Kjo nuk është hera e parë që ISIS ka gisht në sulme të këtij lloji. Shteti Islamik  ka marrë edhe përgjegjësinë e dy bombardimeve  të kryera atje më herët gjatë vitit, ku më shumë se 150 persona humbën jetën.  

Konflikti i stërzgjatur sirian ka shkaktuar më shumë se 250 mijë viktima, ndërsa 11 milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Top Channel