Starton “Euro 2016”, ceremoni madhështore në “Stade de France”

10/06/2016 00:00

Kampionati Europian i futbollit ka nisur këtë mbrëmje me një ceremoni madhështore në “Stade de France”, që i ka paraprirë ndeshjes së parë të turneut, Francë-Rumani.

Muzikë nën tingujt e DJ-it David Guetta, balet dhe performanca të tjera kanë shënuar nisjen e këtij eventi të shumëpritur.

Gjithashtu, një skuadrilje e aviacionit francez përshkoi qiellin e Parisit, duke fluturuar edhe mbi stadium e duke lëshuar ngjyrat blu, e bardhë e të kuqe, të flamurit të vendit pritës.

Ndërkohë, masat e sigurisë në hyrje të “Stade de France” në Saint Denis kanë qenë shumë të rrepta.

Të gjithë u janë nënshtruar kontrolleve personale, ndërsa të gjitha makinat janë ndaluar dhe kontrolluar në mënyrë shkencore. Edhe hyrjet për gazetarët e parkingjet zyrtare nuk i kanë shpëtuar kontrollit të policisë.

Disa orë para fillimit, edhe zyra e shtypit e stadiumit u evakuua për një kontroll anti-eksploziv. Gazetarët u ftuan që të braktisnin sallën për një mbikëqyrje sa më të imtësishme.

Ndërkohë, përreth impiantit ndodhen të parkuara disa dhjetëra autoblinda të policisë, ndërsa trupa ushtarake anti-turmë patrullojnë çdo perimetër të stadiumit.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel