Paqe mes “të mëdhenjve” Pelè e Maradona

09/06/2016 00:00

Ajo që dukej e pamundur, për shkak të debateve, kritikave apo dhe sharjeve gjatë këtyre viteve, është bërë realitet në Paris, gjatë një ngjarjeje para fillimit të “Euro 2016”. Diego Armando Maradona dhe Pelè, dy kampionët më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror, zbritën bashkë në fushën e improvizuar për “ndeshjen e paqes”.

Një sfidë simbolike, që synon të japë mesazhin e bashkimit në prag të kampionatit europian, shfaqjes më të madh në futbollin kontinental. Në këtë ndeshje morën pjesë edhe shumë ish-futbollistë të njohur, si Rio Ferdinand, Trezeguet, Bebeto, Materazzi, Hernan Crespo dhe Clarence Seedorf.

Ndeshja e paqes përfundoi 8-8, aty ku trajnerë të skuadrave ishin Maradona dhe Pelè. Hera e fundit që këto dy figura të mëdha i dhanë dorën njëri-tjetrit ishte viti 2005, kur braziliani u ftua nga Maradona në një program televiziv në Argjentinë.

Top Channel