Euro 2016; Gjithçka që duhet të dini

09/06/2016 00:00

Euro 2016 do të jetë një garë mes 24 ekipesh gjatë 30 ditëve në 10 vende të ndryshme të Francës.

Finalja do të zhvillohet në “Stade de France” në Paris, më 10 korrik, me Spanjën që shpreson të mbajë titullin që fitoi në vitin 2008 dhe 2012.

Si funksionon?
Për herë të parë, turneu final i Kampionatit Evropian do të përbëhet nga 24 ekipe, duke u zgjeruar nga formati me 16-ekipe që është përdorur nga viti 1996.

Me 6 grupe me nga 4 ekipe, 2 më të mirat kualifikohen direkt atyre u shtohen edhe 4 kombëtaret e treta më të mira. Me pak fjalë vetëm 8 skuadra do të s’kualifikohen nga ndeshjet në grupe.

Një pikë mund të jetë i mjaftueshëm për të kualifikuar për fazën e ardhshme ekipin e zemrës. Më pas gjithçka do të varet nga ndeshjet direkte.

Kush do të fitojë?
Greqia arriti të fitonte trofeun në vitin 2004, pra të parashikosh se kush do të jetë fituesi është pak e vështirë.

Gjermanët, të cilët dy vite më parë ngritën Kupën e Botës, janë favoritët, por edhe mbajtësit e titullit nuk mbetem larg.

Gjermanët u kualifikuan si të parat në grup. Spanja dominoi Kupën e Botës në vitet 2008-2012, por dështoi të kalonte grupin në vitin 2014.

Cilat janë shanset që ta fitojë vendi organizator
Franca si vend organizator fitoi Kupën e Botës në vitin 1998, a mund të ripërsëritet suksesi i ekipit të udhëhequr nga Didier Deschamps, Zinedine Zidane dhe Laurent Blanc?

Një triumf i “gjelave” do e ndihmonte vendin që të rivendoste moralin kombëtar, pasi vendi është ende duke marrë veten nga sulmet e vitit të kaluar.

Franca renditet më poshtë nga pretendentet, por forma e tyre është e ndërlikuar për t’u vlerësuar, sepse ata nuk luajtën për t’u kualifikuar për këtë turne. Asaj i mungon edhe një sulmues si Karim Benzema, i lënë jashtë për shkak të përfshirjes së tij në shantazhit ndaj lojtarit tjetër të “gjelave”, Mathieu Valbuena, i cili po ashtu nuk është grumbulluar.

5 kombëtare debutuese
Formati me 24 ekipe u dha shpresë vendeve që tradicionalisht nuk kanë pasur sukses, 5 vende kanë përfituar nga ky ndryshim rregullash për t’u kualifikuar për herë të parë.

Përveç Shqipërisë e cila u rëndit e dyta duke lënë jashtë Danimarkën, gjithashtu për herë të parë në finalet e një kampionati europian luajnë edhe shtetet britanike si Irlanda e Veriut dhe Uellsi.

Sllovakia ka arritur të kualifikohet për herë të parë që pas ndarjes nga Çekia.

Me një popullsi prej rreth 330 mijë, Islanda ia ka dalë të kualifikohet duke u bërë edhe shteti më i vogël që do të luajë në Europian. Ata mundën 2 herë Holandën, e cila këtë kompeticion mbeti jashtë.

Rregullat e reja për Euro 2016-ën e për të ardhmen
Në muajin mars të këtij viti, FIFA bëri një rishikim të rregullores dhe përcaktoi si datë zbatimi të tyre 1 qershorin.

Janë rreth 90 ndryshime të bëra, por më poshtë ju rendisim ato më thelbësoret:

Kartona të kuq para ndeshjes: Tanimë lojtarët mund të çohen në dhomat e ndeshjes  me karton të kuq ende pa nisur ndeshja, megjithatë ata mund të zëvendësohen nga lojtarët që janë pjesë e pankinës.

Dalja jashtë fushe për mjekim: Nëse një lojtar është dëmtuar dhe ndëshkimi për lojtarin tjetër është me karton, atëherë i dëmtuari nuk duhet të lërë fushën domosdoshmërisht dhe mund të marrë një mjekim të shpejtë. Ky ndryshim është bërë për të evituar situatat ku një skuadër të luaj përkohësisht me 10 lojtarë.

Dhënies fund të “dënimit të trefishtë”: Një faull brenda zonës tashmë do të çojë normalisht në ndëshkim me karton të verdhë për lojtarin që bëri ndërhyrjen e gabuar dhe jo më me karton të kuq. Kjo do i jap fund edhe asaj që quhet “dënim i trefishtë” me penallti, largimin nga ndeshja dhe pezullimin për ndeshjet e ardhshme.  Por ka edhe përjashtime kur lojtarit do i jepet kartoni i kuq në raste se ai e mban kundërshtarin, e tërheq ose e shtyn, por edhe kur bën një ndërhyrje shumë të dhunshme.

Po siguria në turne?
Qeveria franceze ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas sulmeve në Paris në nëntor 2015, për të mbuluar edhe Euro 2016-ën.
Sulmet e koordinuara me armë dhe bomba në Paris më 13 nëntor vranë 130 persona.

“Stade de France”, i cili ishte në shënjestër nga kamikazët, do të presë edhe ndeshjen e hapjes së Euro 2016-s dhe finalen.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep policisë kompetenca shtesë për të kryer kërkime dhe të vënë njerëzit në arrest shtëpie.

Më shumë se 90,000 efektivë policie, ushtarë dhe agjentët privatë të sigurisë janë angazhuar për këtë eveniment.

Top Channel